Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani.
Haradinaj ka thënë se për shtetin e Kosovës avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial. Ai ka shtuar se Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, duke bërë thirrje që ky hap të vazhdojë me ritëm të shpejtë.
“E mirëseardhur njohja nga shteti i Sudanit! Për Kosovën, avancimi në njohjen e sovranitetit të saj është krucial. Në këtë rast, Presidenca ishte në krye të detyrës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ky hap duhet të vazhdojë me ritëm të shpejtë. Urime Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.
Sudani është bërë shteti i 119-të që e njeh Kosovën shtet.
Javë më parë Kenia – shtet tjetër afrikan e ka njohur po ashtu pavarësinë e Kosovës. /Reporteri.net/