-4.8 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

“Njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe”

Deputeti Fatmir Gjeka, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq se ai kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se deklarata Krivokapiq është e paarsyeshme dhe e dëmshme “në një situatë kur njohja e Kosovës nga Serbia është vetëm çështje kohe”.

“Në një situatë kur është vetëm çështje kohe para se Serbia të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklarata e kryeministrit malazezas, Zdravko Krivokapiq për mediat e Beogradit në lidhje me Kosovën është politikpjekse, e paarsyeshme dhe e dëmshme”, tha anëtari i koalicionit shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Gjeka.



Ai tha se “Beteja për Kosovën ka mbaruar”.

“Së pari, për qeverinë e tij të brishtë dhe atë personalisht, sepse kjo minon pozicionin e tyre si në nivelin ndërkombëtar dhe rajonal, ashtu edhe brenda vendit tonë. Sepse beteja për Kosovën ka mbaruar. Ai që nuk e kupton këtë, i ka humbur koha dhe hapësira në të cilën jeton. Prandaj, i dashur kryeministër, ju mbërritët vonë në Kosovë”, tha Gjekaj.



Kryeministri malazezas tha dje se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT