Ka ardhur nga Kalifornia e SHBA-së për të mbrojtur ngjyrat e KB Trepçës në basketbollin e femrave, shkruan Mitrovica SOT
Bëhet fjalë për basketbollisten e talentuar amerikane, Vivian Woo.
E angazhuar në Superligë, ajo brenda një kohe të shkurtër ka tërhequr vëmendjen e publikut e dashamirëve të basketbollit me performancën e saj të shkëlqyer.
Këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Penzes ku megjithëse ekipi mitrovicas pësoi disfatë, ajo u tregua e pakapshme duke shënuar 15 pikë, 9 kërcime, 8 asistime e 9 topa të rrëmbyer.
Kështu, falë performancës së shkëlqyer ajo u zgodh në top pesëshen e javës në xhiron e 8-të të ligës së femrave.
Vivian Woo me performancën e saj po del të jetë investim nga më të qëlluarit nga KB Trepça e basketbollit të femrave./MitrovicaSOT