-1.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Janar, 2026
spot_img

Njihuni me Buqin, berberin mitrovicas që po vlerësohet si ndër më të mirët në Kosovë

Buqi është një berber në Mitrovicë i cili po impresionon të gjithë me punën e tij prej një profesionisti të vërtetë, shkruan Mitrovica Sot. 

Ai në një intervistë për portalin “Mitrovica Sot” thotë se me këtë zanat merret që nga mosha 16 vjeçe.

Ai thotë se është shumë i lumtur me profesionin e tij, por lumturia e tij më e madhe është kur i sheh klientët e tij të cilët ndahen të kënaqur me shërbimet që marrin dhe të cilët po e vlerësojnë lartë punën e tij.

“Nuk mund të kesh sukses në asnjë profesion në jetë nëse nuk e do me zemër atë që bën, prandaj prerjen e flokëve e bëj me shumë pasion”, u shpreh Buqi.

Në intervistën e dhënë për portalin “Mitrovica Sot”, Buqi rrëfen rrugëtimin dhe sfidat e shumta nëpër të cilat ka hasur për të arritur deri në këtë nivel, por thotë se asnjëherë nuk është dorëzuar por ka vazhduar të punojë me intensitet të lartë dhe me një disciplinë strikte. Nëse i kombinon këto dyja padyshim që edhe suksesi do të vijë një ditë.

Por gjithashtu ai ka potencuar se të jesh berber jo gjithmonë është një punë e lehtë.

“E kanë shumë gabim të gjithë ata që mendojnë se të jesh berber është një profesion i lehtë”, u shpreh Buqi.

“Në fillim kam punuar si punëtor deri sa kam marrë zanatin pastaj kam hapur sallonin tim personal, dhe ky me plot krenari mund të them se tashmë “Barbershop Buqi” është bërë një ndër sallonet më të frekuentuara në Mitrovicë dhe rrethinë”, theksoi ai.

Duhet potencuar se interesimi për t’i prerë flokët te Buqi është i jashtëzakonshëm, sa që nganjëherë klientët presin me orë të tëra.

Ndryshe, “BarberShop Buqi” gjendet në lagjen Ilirda të Mitrovicës dhe të gjithë personat e interesuar janë të mirëpritur.

Redaksia e portalit Mitrovica Sot e përgëzon Buqin për punën e palodhshme, dhe i dëshiron edhe shumë suksese të tjera në të ardhmen. Storia e tij e suksesit është një shembull i mirë për gjeneratat e reja pasi që e dëshmon se me punë, seriozitet, dhe angazhim mund të arrihet gjithçka.

Më poshtë po ju sjellim disa pamje nga puna ditore që bëhet në “Barbershop Buqi”.

Autor: Mitrovica SOT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

TË FUNDIT

TË FUNDIT