Hapjes së bizneseve të reja duhet t’u gëzohemi të gjithë. Kjo për arsye se – me përjashtim të rolit lehtësues – nuk është shteti ai që hapë vende pune dhe krijon mirëqenie, por janë bizneset. Ky është aspekt fundamental i tregut të lirë, shkruan Mitrovica SOT.
Sidomos i gëzohemi hapjes dhe sukseseve të bizneseve në qytetin tonë, në Mitrovicë. E i tillë është biznesi i hapur në vitin 2015 nga 4 vëllezërit nga Mitrovica; Hysni, Safet, Burim dhe Lulzim Peci. E rëndësishme dhe shumë meritore është edhe motra e tyre, Luljeta.
Biznesi i tyre lirisht mund të cilësohet si storie suksesi, për shkak të sukseseve të mëdha në kaudër të bizneseve të “Fast Food”, apo ushqimeve të shpejta. E biznesi i tyre tashmë ka emrin “Fast Food te Luli”.
“Fast Food te Luli”, me punë dhe vullnet të madh dhe duke sjellë shije të re dhe unike për qytetin, nga një biznes i vogël ka arritur të transformohet në një prej bizneseve të fast food-eve më të njohur në qytet por jo vetëm.
Në një intervistë per portalin “Mitrovica Sot”, pronari z. Hysni Peci është shprehur: “Eshtë kënaqësi e jashtëzakonshme kur qytetarët dhe klientët e vlerësojnë punën tënde, dhe mund të themi se jemi të nderuar të presim e përcjellim gjatë gjithë ditës klientë të kënaqur me ushqimet tona”.
Duke pasur parasysh faktin se janë bizneset ato që krijojnë dhe hapin vende pune, “Fast Food te Luli” kontribuon edhe në uljen e papunësisë pasi në të janë punësuar dhjetëra punëtorë.
Tutje, “Fast Food te Luli” njofton klientët se pas një renovimi dhe zgjerimi të lokalit, është bërë rihapja e lokalit dhe ju ftojmë t’i shihni pamjet e mëposhtme por edhe ju mirëpret me shërbime që vështirë t’i gjeni dikund tjetër./MitrovicaSOT