18 C
Mitrovice
E premte, 4 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Njëra te “Tre rrokaqiejt”, tjetra te ndërtesa “Minatori”, Tahiri thotë se ura e këmbësorëve është projekt i kohës së Bedri Hamzës

Dy ditë më parë, kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, së bashku me e Liburn Aliun ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Elbert Krasniqi ministër në detyrë për Administrimin e Pushtetit Lokal, e të tjerë, nën thirrjet për ‘’kujdes’’ e ‘‘gjithëpërfshirje’’, nga perëndimi, vendosen gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, afër urës kryesore. Përfundimi i punimeve në to, Kurti paralajmëroi se do të jetë në vjeshtë, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këto punime, Gazeta Express ka kontaktuar nënkryetarin e Mitrovicës Jugore, Arian Tahiri, i cili do të jetë edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e tetorit.

Tahiri fillimisht theksoi se memorandumi i bashkëpunimit, pjesë e të cilit është edhe projekti i dy urave, përfshinë edhe Mitrovicën Jugore.

‘‘Memorandumi është mes Ministrisë, pjesës Jugore dhe pjesës Veriore, do të thotë janë dy komunat dhe Ministria’’, ka thënë ai.

Ai u deklarua edhe për hapësirën se ku do të ndërtohen këto dy ura, duke thënë se njëra nga to ka qenë projekt i qeverisjes së Bedri Hamzës, më saktë i vitit 2022.

Megjithatë, ai u shpreh se distanca e saktë mes urave nuk dihet, veç se, theksoi ai, njëra është për këmbësorë e tjetra për vetura.

Vetëvendosje ka paraqitur një “render” kur ka treguar për projektin e dy urave. Dy urat e reja aty shihen krejtësisht afër njëra tjetrës. Por, në realitet urat janë më larg urës kryesore që po mbahet e mbyllur.

‘‘Njëra urë është tek tre rrokaqiejt, tri banesa, aty është njëra urë për këmbësorë, është projekt i vitit 2022, na e kemi kry fazën e parë, u kanë e ndarë në dy faza. Faza e parë u kanë rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër në dy anët. Dhe faza e dytë ka qenë një urë tjetër për këmbësorë aty, është shumë atraktive por edhe e nevojshme. Edhe në të kalumen prej maslufte ka pas urë, ka pas urë veç për këmbësorë, u prish kur kenë vërshimet qatëherë. Tash fillojnë edhe punimet pjesën veriore edhe bëhet një urë që është për këmbësorë. E ura tjetër është mbrapa banesës “Minatori” që është edhe për automjete. Pra nuk janë qato vizuele që janë tu u prezantu nëpër rrjetet sociale që po i shoh edhe unë afër urës kryesore. Distancën saktë nuk e di’’, ka thënë ai.

Ndryshe për ndërtimin e dy urave ka pasur reagime edhe nga Bashkimi Evropian.

Nga këta të fundit për Gazetën Express, kanë thënë nuk kanë qenë në dijeni për këtë projekt.

“BE-ja as nuk është në dijeni dhe as e përfshirë në këtë projekt. Çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse duke përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet e prekura”, është thënë nga BE.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT