24.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Një tifoz kapet me armë pas ndeshjes finale Trepça-Prishtina

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve.

Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, e kjo shpesh ndodh edhe në ambiente sportive, ku tifozët kapen me gjësende të kundërligjshme.

Një rast i tillë është zbuluar sonte në Gjakovë, ku u mbajt finalja dramatike mes KB Trepçës dhe KB Sigal Prishtina.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se jashtë palestrës sportive ‘Shani Nushi’ një person është kapur me armë ilegale.

Armët janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT