Një shtetas i huaj është arrestuar pasi dyshohet se ka lidhje me djegien e xhamisë në fshatin Mugare të Lipjanit.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
“Fshati Magure, Lipjan 21.10.2020 – 09:05. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarri xhamia e fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve intervenuar për ta shuar zjarrin. Lidhur me rastin, është arrestuar një mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.