3.4 C
Mitrovice
E hënë, 17 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Një serb nga Leposaviqi dyshohet për grabitjen e armatosur të një furgoni me para te Albi Mall

Një serb nga Leposaviqi me emrin Millosh Vukojeviq është një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur te “Albi Mall” ku u sulmua një furgon që bartte para.

Vukojeviq, sipas gazetës “Sinjali”, ka mbetur i plagosur në këmbë dhe gjoks dhe ka kërkuar ndihmë në qendrën emergje në Graçanicë.

Njësitë policore tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do ta transferojnë për në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasti”, kanë thënë nga Poolicia.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT