Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar ta sulmojë inspektoren komunale në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Mirëpo në raportin 24 orësh të Policisë raportohet se policia e ka futur situatën nën kontroll.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në mesditën e djeshme në Mitrovicë.
Ndërkaq, rasti në Polici është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
/GazetaSinjali/