10.6 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Një nxënëse goditet nga vetura në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë

Një nxënëse është goditur nga vetura sot në tunelin në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kjo ngjarje ka ndodhur saktësisht në tunelin e “Kurrizit” në lagjen Dardania, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast janë publikuar disa pamje në rrjete sociale ku nxënësja shihet e shtrirë në tokë.

Disa kalimtar të rastit e kanë ndihmuar atë që të ngritet në këmbë. Në vendin e ngjarjes shihet edhe një zyrtar policor i cili aktualisht ka bllokuar qarkullimin e veturave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT