-0.5 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau vëllaun e vet në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, A.M., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “ Vrasje e rëndë”.

“Më 08.05.2019, në fshatin Qifllak, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e tyre, i pandehuri A.M., me dashje dhe për motive të panjohura, ka privuar nga jeta tani të ndjerin, vëllain e tij N.M., duke e qëlluar me armë në gjoks, ku i shkaktuar kështu gjakderdhje të brendshme në zemër. Po ashtu, i njëjti, më parë e deri më 08.05.2019, pa autorizim ka mbajte armë dhe municion, të cilën e ka përdorur edhe për vrasjen e tani të ndjerit N.M., e cila armë nuk është arritur të konfiskohet, pasi që pas kryerjes së veprës, i pandehuri e ka fshehur “- njofton Prokuroria Themelore në Gjakovë përcjellë Klan Kosova.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga Gjykata.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT