Çmimi i naftës po fluturon në Kosovë, pasi në disa kompani litri po kushton deri në 1,86 euro.
Madje, ky nivelim i çmimit erdhi pas vendimit të Qeverisë, pasi ditë më parë çmimi arriti në 1,97 euro për litër.
Mirëpo, “Alfa Trade” në Shipol të Mitrovicës e ka bërë një ofertë që nuk mund ta gjeni diku tjetër në Kosovë.
Nga sot, “Alfa Trade” ofron naftën me 1,79 euro dhe benzinën me 1,74 euro.
Kompania ka thënë se garanton në cilësi dhe sasi, duke bërë të ditur që është gati të furnizojë gjithë Mitrovicën. /Jepi Ze