25.1 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në Dollc të Klinës

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjurgjevik të Madh të Klinës, në aksin rrugor Pejë-Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:10, Policia është njoftuar se në Dollc të Klinës, saktësisht në Gjergjevik të Madh, në aksin rrugor Pejë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi me udhëtar dhe një veture. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, përderisa për njërin prej të lënduarve, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se prokurori kujdestar dhe njësitet hetuese të Policisë së Kosovës janë duke e hetuar rastin për të zbardhur të gjitha detajet e këtij aksidenti. /Zëri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT