Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Ahmeti.