Gjatë kësaj jave, Kosova do të përballet me kushte të ndryshueshme atmosferike, me vranësira të shpeshta, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale të shkurtra me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në rajon më 7-8 prill, duke sjellë masa ajrore të ftohta.
Parashikimi ditor i motit:
E hënë, 31 mars 2025 – Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 4°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
E martë, 1 prill 2025 – Pritet mot i ngjashëm, me reshje të herëpashershme dhe temperatura nga 3°C deri në 11°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.
E mërkurë, 2 prill 2025 – Intervalet me diell do të jenë më të shpeshta, ndërsa temperaturat pritet të rriten nga 3°C deri në 17°C.
E enjte, 3 prill 2025 – Moti do të mbetet i vranët me intervale të shkurtra dielli dhe reshje shiu në disa zona. Temperaturat do të sillen nga 3°C deri në 16°C.
E premte, 4 prill 2025 – Vranësirat do të mbizotërojnë me reshje shiu të herëpashershme. Temperaturat do të jenë nga 2°C deri në 15°C.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës rekomandon qytetarët të jenë të përgatitur për ndryshime të shpejta të kushteve atmosferike dhe të kenë kujdes gjatë lëvizjeve në rrugë për shkak të mundësisë së reshjeve të papritura.