24.3 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Një foshnje gjendet e vdekur, policia del në vendin e ngjarjes

Një foshnje është gjetur e vdekur në fshatin Ballovc të Podujevës.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, kur edhe Policia ka marrë informatën.


“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një rast hetim mbi vdekjen.

“Me urdhër të prokurotit trupi i pajtë i viktimës, është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT