Një therje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net se rasti ka ndodhur në hyrje të oborrit të shkollës së fshatit.
“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme”, tha Gashi.
Gashi theksoi se me rastin po merren njësitet.