7.6 C
Mitrovice
E hënë, 2 Mars, 2026

Një ditë pasi kritikoi konstatimet e Raportit të Progresit për vettingu, Presidentja merr mbështetje nga BE-ja për këtë proces

Një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kritikoi konstatimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian rreth procesit të vettingut, ajo ka pritur takim drejtorin në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Marko Makovec.

Në takim me Makovec, Presidentja Osmani ka theksuar se reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe sundimi i ligjit janë prioritete të Kosovës. Sundimi i ligjit, sipas Presidentes Osmani mbetet parakusht kryesor për suksesin e Republikës së Kosovës në çdo fushë përfshirë integrimin në BE.



Në këtë kontekst, nga zyrtari i lartë i BE-së Makovec, Presidentja Osmani ka marrë mbështetjen për realizimin e procesit të vetingut në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

Në takim me zyrtarin e BE-së, Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjithë kriteret dhe se BE-ja duhet ta mbajë fjalën ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave. Më tej, Presidentja Osmani është shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit strategjik me BE-në në çështje politike, diplomatike dhe të sigurisë, por edhe me shtetet veç e veç.

TË FUNDIT

TË FUNDIT