Një 60- vjeçar është gjetur i vdekur, sot brenda objektit të “Shurdhmemecëve” në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Bazuar në hetimet fillestare, sot, rreth orës 14:30, është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.”, është shprehur Zahiti.
Me autorizim të prokurorit, hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Për rastin në fjalë, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për autopsi në IML në Prishtinë.
“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes. Është një person i vdekur në Shoqatën e Shurdhmemecëve, për momentin nuk dihet identiteti i tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë do të dergohet për autopsi në IML në Prishtinë.



