Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku një grua e re është gjetur pa shenja jete, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima është S.A., 30 vjeçare.
Burimet bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.
Autoritetet pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes.



