Një person është gjetur i vdekur në Vushtrri, saktësisht në rrugën “Nimon Ferizi”.
Lajmi është konfirmuar për Metron nga Avni Zahiti, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Sot, rreth 11:30, Policia në Vushtrri, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ” Nimon Ferizi” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 30 vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Po ashtu është bërë e ditur se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.