Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjelljen e Qeverisë me qytetarët, pas vendimit për t’ua ndarë nga 100 euro fëmijëve dhe pensionisytëve.
Nitaj. që shkroi në Facebook se “konstatimi se njerëzit në Kosovë, me pagat që marrin e kanë të pamundur ta lidhin fillimin me fundin e muajt nuk është pahiri”, i quan “vitra”
“Prandaj kur kryeministri thot se po iu jap nga 100 euro, lajmi bëhët i bujshëm. Krejt flasin për të. Dikush thotë është lëmoshë, dikush se po don me e ble votuesin fukara, e disa e glorifikojnë dhuruesin. Veç askush nuk pyet, ku i merr kryeministri paret që i shpërndanë. Të kujt janë atë pare. Ku i ka gjetur. Ç’është kjo mesele që kryeministri të shpërndajë para. A ka ndonjë rast që kreu i shtetit t’i thotë popullit, ejani se du me ia dhanë do pare”, shkroi Nitaj.
“Aty ku shteti është shtet, secili i punësuar, pensionistë fëmijë apo punëtorë qoftë, e di sakt, se sa i ka të hyrat vjetore. Dhe po, ndodhë ndonjëherë që punëdhënësi t’i shpërblejë të punësuarit. Po kryeministri nuk është punëdhënës. Ai më së shumti mund t’i shpërblejë punëtorët e kryeministrisë, edhe kjo me kusht që do të ketë kursyer do para nga darkat apo udhëtimet për shembull, sepse ndryshe s’ka ku i merr”, shtoi ai.
Postimi i plotë i Muharrem Nitajt:
Kryeministri që i fal 100 euro
Thonë se Hrushçovi njëherë e një kohë, e paskësh pyetur Enver Hoxhën, “A po u dalin pagat popullit shqiptar, për ta lidhur fillimin me fundin e muajt”! Enver Hoxha, i ishte përgjigjur si prej pushke, “po u dalin e po trprojnë”!
Cari i Rusisë komuniste e kishte qortuar shokun Enver, duke i thënë kjo nuk ishte gjë e mirë. “Ata duhet që javën e fundit të muajt të mbeten pa asnjë lek, se kështu u duan më shumë.
Po filluan të vuajnë për bukë, faljau ndaj lek”.
Kjo storie mund të mos jetë e vërtetë apo ndosht është krejtësisht e sajuar, por edhe e sajuar qoftë, e shpërfaqë një faqe të zezë të një rrëgjimi.
Dhe çdo krahasim me situatën e sotme të 100 eurove në Kosovë, është e rastësishme, por kush e ka mizën ndër kapuç, le të kruhet.
Veç konstatimi se njerëzit në Kosovë, me pagat që marrin e kanë të pamundur ta lidhin fillimin me fundin e muajt nuk është pahiri.
Prandaj kur kryeministri thot se po iu jap nga 100 euro, lajmi bëhët i bujshëm. Krejt flasin për të. Dikush thotë është lëmoshë, dikush se po don me e ble votuesin fukara, e disa e glorifikojnë dhuruesin.
Veç askush nuk pyet, ku i merr kryeministri paret që i shpërndanë. Të kujt janë atë pare. Ku i ka gjetur. Ç’është kjo mesele që kryeministri të shpërndajë para. A ka ndonjë rast që kreu i shtetit t’i thotë popullit, ejani se du me ia dhanë do pare.
Aty ku shteti është shtet, secili i punësuar, pensionistë fëmijë apo punëtorë qoftë, e di sakt, se sa i ka të hyrat vjetore. Dhe po, ndodhë ndonjëherë që punëdhënësi t’i shpërblejë të punësuarit. Po kryeministri nuk është punëdhënës. Ai më së shumti mund t’i shpërblejë punëtorët e kryeministrisë, edhe kjo me kusht që do të ketë kursyer do para nga darkat apo udhëtimet për shembull, sepse ndryshe s’ka ku i merr.
Dmth kryeministri i shpërndan parat që gjatë vitit nuk ua ka dhënë as pensionistëve e as fëmijëve. Ia u jep paret e veta, veçse ia u jep me shumë vonesë dhe në një formë jo fort të dinjitetshme.
Pse është i fiksuar se po jep, po fal. Po është nën dinjitetin e njeriut, t’ia falësh atë që i takon. Bile edhe ta mashtrosh e t’i japësh më pak se ç’i takon.
E kuptoj se për plot njerëz nuk jan pak, edhe aq pak sa janë 100 euro, sepse edhe me aq mund ta kthejnë gëzimin e një dite.
Po kjo nuk zgjatë më shumë se kaq, sepse ustai t’i jep ditën t’i merr natën, në qoftëse veç nuk t’i ka marrë tashmë.
E kam dëgjuar shpesh të thotë se pagat nuk rritën në prag të zgjedhjeve, se ndihmat nuk shpërndahen për vota, por sa pare vlenë.
Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, po vitrat nuk janë para të taksapaguesve.
Do të ishte fisnike sikur të ishte thënë se pensionet dhe shtesat për fëmijë, janë rritur nga 8 euro në muaj, retroaktivisht prej 1 janarit të këtij viti, se kaq bëjnë, po kështu po ja u fali nga 100 euro, “no pasaran”!
Nëse do të falësh, faljau nga xhepi yt dhe po i dhe me dorë të djathtë, mos i trego as dorës së majtë!
E për paratë e taksapaguesve, lëshojë dorën, atyre u takojnë shumë më shumë se sa kjo vlerë qesharake. Fundja është djersa e tyre!