8.5 C
Mitrovice
E diel, 3 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Nisin punimet për asfaltimin e rrugëve në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ në Mitrovicë të Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka filluar punimet për asfaltimin e rrugëve në “Lagjen e Bosnjakëve” në këtë komunë. Për këtë projekt komuna ka ndarë mbi 200 mijë euro.

“Asfaltimi i rrugëve në lagjen e Boshnjakëve ka filluar, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kësaj zone. Këto projekte jo vetëm që do të përmirësojnë qarkullimin dhe sigurinë, por do t’i japin një pamje të re lagjes, duke rritur komoditetin dhe cilësinë e jetës për banorët. Investimi me vlerë prej 217.945.21 euro është pjesë e angazhimit tonë për një infrastrukturë më të zhvilluar, e cila pritet të sjellë përfitime afatgjata për të gjithë komunitetin”– thuhet në njoftim.

/kallxo

TË FUNDIT

TË FUNDIT