1.1 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

Nisin fluturimet në Aeroportin e Prishtinës: Publikohet orari



Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka filluar me planifikimin e udhëtimeve dhe janë bërë publike detajet për udhëtimet që pritet të realizohen deri më 14 qershor, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi për media, pritet të ketë një fluturim nga Prishtina në Dusseldorf që niset nga ora 19:30, ndërkaq një ditë më pas nga Prishtina në Stuttgart, nga ora 09:59.

“Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar. 13 Qershor 2020 – EË5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30) EUROËINGS. 14 Qershor 2020 EË5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROËINGS”, thuhet në njoftimin e ANP.

Sa u përket fluturimeve në kthim, ANP ka lutur të gjithë që të kontaktojnë me Ambasadat e Kosovës në shtetet përkatëse dhe për bileta të kontaktojnë me kompanitë ajrore e agjencionet.

Kujtojmë se Aeroporti i Prishtinës kishte ndalur fluturimet për muaj me rradhë, për shkak të pandemisë që ka goditur thuajse çdo vend të botës./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT