Federata e Futbollit e Kosovës ka arritur marrëveshje me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria” për sigurimin shëndetësor të futbollistëve.
Nga ky projekt do të përfitojnë: Superligat e të dy konkurrencave, Ligat e Para po ashtu të të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurencën e meshkujve.
“Për realizimin e këtij projekti të veçantë është arritur marrëveshja me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria” njëherësh partnere disavjeçare e FFK-së. Nga ky projekt do të përfitojnë: Superligat e të dy konkurrencave, Ligat e Para po ashtu të të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurencën e meshkujve. Polica e sigurimit me të cilën do të pajisen të gjithë futbollistët e kategorive të cekura më lartë, do të jetë e kënaqshme, pasiqë do të mbulojë lëndimet e zakonshme të futbollistëve dhe njëherësh deri te ato më të kushtueshmet”, thuhej në njoftimin e FFK-së.
Polica e sigurimit me të cilën do të pajisen të gjithë futbollistët e kategorive të cekura më lartë, do të jetë e kënaqshme, pasiqë do të mbulojë lëndimet e zakonshme të futbollistëve dhe njëherësh deri te ato më të kushtueshmet.