Ish-pjesëtari i UÇK, Jahir Nimani në një intervistë në Ora News u shpreh se gjatë punimeve në urën mbi lumin Ibër nuk ka pasur asnjë incident.
Nimani: Punimet po vijojnë deri tani shumë mirë, sipas procedurave dhe planifikimeve që i kemi pasur më parë.
Deri këtu kemi ecur shumë mirë, edhe me dinamikën e punës edhe me procese.
Deri më tani nuk kemi asnjë problem.
Gjatë kësaj kohe që kemi punuar ka qenë gjithçka normale.
Gjatë një muaj e gjysëm pune që kam zhvilluar aty mbi lumin Ibër duke ndërtuar urën nuk ka pasur as më të voglin incident.