12.2 C
Mitrovice
E diel, 23 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Ngritjen e tarifave të rrymës, Bajrami: Do të ketë pasoja të rënda për qytetarët

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, që pritet të hyjë në fuqi nga muaji prill.

Në një postim në rrjetet sociale, Bajrami ka theksuar se ky vendim do të ketë ndikime të rënda në ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Këtë rritje e ka paralajmëruar kryeshefi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, me ç’rast Bajrami ka theksuar se ky vendim ka disa pasoja të tjera, duke e bërë të qartë se shumica e familjeve kosovare nuk paguajnë vetëm 50 euro në muaj për energji, por më shumë, ndërsa rritja e çmimit të energjisë për bizneset do të sjellë rritje të çmimeve për produktet dhe shërbimet e tyre.

“Shumica e familjeve nuk paguajnë 50€ në muaj, por më shumë. Rritja prej 15% e çmimt të energjisë për shpenzuesit komercial (bizneset) është drejtpërdrejtë kosto shtesë për të gjitha produktet dhe shërbimet e tyre. Rritja e çmimit të energjisë është goditja e parë, por jo e fundit, sepse kur bizneseve u rriten shpenzimet, atëherë çmimet e të gjitha produkteve bazë do të rriten përsëri si: çmimi i bukës, qumështit, vajit, sheqerit, transportit dhe çdo produkti tjetër të domosdoshëm për jetesë. Pra, standardi i jetesës në vitin 2025 do të jetë më i ulët se ai i vitit 2020.”, shkroi Bajrami në rrjetin social ‘Facebook’.

Po ashtu, ajo ka thënë se ZRrE-ja ka hedhur në treg të hapur 1,000 kompanitë më të mëdha të vendit.

Sipas saj, me këtë vendim kompanitë në fjalë mund të falimentojnë, të rrisin çmimet dhe të largojnë punëtorët nga puna.

“Sipas vendimit të ZRrE-së nga 1 qershori i këtij viti KESCO nuk e ka obligim t’i furnizoj më me energji elektrike këto kompani, ato duhet ta blejnë energjinë në tregun e hapur. Praktikisht kjo do të thotë se këto 1000 kompani nuk mund ta blejnë energjinë që prodhon KEK-u, por duhet të blejnë energji të importuar me çmim se paku dyfish me të shtrenjtë (shih çmimet në bursë), me që rast një pjesë e tyre edhe mund të falimentojnë, disa do të përfundojnë me largim nga puna të punëtorëve për të ulur shpenzimet, e të gjitha do të detyrohen t’i rrisin çmimet për të mbijetuar, gjë që do t’i bëj ato jo konkurruese në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, rrjedhimisht kjo qon deri te lulëzimi i importit edhe ashtu tepër i lartë”, shtoi ajo.

Deputetja ka pyetur në mënyrë provokuese: “Kush përfiton nga ky vendim?, kështu duke u përgjigjur: KESCO dhe tregtarët e energjisë, apo siç i quante Kurti kur ishte në opozitë: “mafia energjetike”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT