-3.2 C
Mitrovice
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img

Ngritja e vrullshme e vitit: Arian Tahiri lë shumë prapa të gjithë 30-shat e partive tjera

Para vitit 2025, pak kush mund të kishte dëgjuar emrin e Arian Tahirit. Si u shndërrua ky politikan i ri, furishëm në një nga figurat politike më të reja, më interesante në vendin tonë?

I konsideruar si ‘ylli i fushatës’ në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, Arian Tahiri nuk ia doli ta fitonte garën për kryetar të Mitrovicës përballë Faton Pecit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Teksa opinioni publik po e cilësonte si ‘yll’, për Albin Kurtin i cili kishte zbarkuar në Mitrovicën e Jugut me krejt ‘artilerinë shtetërore’ në përkrahje të Faton Pecit, z.Arian Tahiri ishte veç ‘gomë rezervë’ e Bedri Hamzës.

Ky fjalor i Kurtit, u materializua në festën e fitores së Vetëvendosjes në Mitrovicë, me pamje të vlerësuara si shëmtuese, ku simpatizantë të kësaj partie çonin lart goma rezervë veturash.

Por ‘goma rezervë’ – i renditur numër 30-të në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, rikthehet si befasia e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, ku nga numërimi i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, del të jetë më i votuar nga 30-tëshat tjerë të partive politike, me mbi 60 mijë vota.

30-tëshat e partive politike

Arian Tahiri si 30-tësh i PDK-së, në fakt nga numërimi i gati mbi 90% të të gjitha votive nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani ka gjithsej 62,775 Vota.

TË FUNDIT

TË FUNDIT