19.2 C
Mitrovice
E premte, 27 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Ngritet aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, zbardhen dyshimet ndaj tij

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në aktakuzën e ngritur më 23 qershor thuhet se Ahmeti dyshohet që e ka kryer veprën penale “mos-ekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, transmeton Paparaci.

Prokuroria pretendon se prej vitit 2017 deri më 2019, Ahmeti “në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar paluajtshme e të dëmtuarit Mefail CAkolli, parcelën katastrale me nr 206-0, zona katastrale Sofali, ashtu që përreth kufirit të parcelës katastrale në fjaë, ka shtruar trotuar, ka vendosur shtylla të betonit, pengesa në hyrjen me veturë në pronë, kurse nga ana e kundër e kufirit është groposur për rrjedhje uji, vendosje kanalizimi, vendosje copa të drurit duke krijuar shtigje për qytetarë, me çka të dëmtuarit Mefail Cakolli, i ka pamundësuar shfrytëzimin e pronës së tij”.

Sipas aktakuzës, Ahmeti, thuhet se nuk e ka respektuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe urdhrin përmbarimor për këmbimin e pronave të të dëmtuarit Mefail Cakolli, në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se Ahmeti ka kryer veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT