28 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Ngritet aktakuzë e re ndaj Nagip Krasniqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit dhe dy personave tjerë, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2021-2023, i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Të pandehurit po akuzohen për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve Nagip Krasniqi.,Y.D.,I.Z.

Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT