21.1 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Ngriten pak temperaturat, sot më ngrohtë

Mot stabil parashihet të mbretëroj ditën e premtë. Megjithë kalimeve të vransirave, nuk do të mungojnë intervale më të gjata me diell. Pas mëngjesit të freskët, me minimale prej 9C e 12C, ditën temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 24C e 25C nga rrafshi i Kosovës dhe Anamorave, deri në 27C në Dukagjin. Frynë erë e ftohtë veriore e verilindore, me intenzitet të lehtë dhe mesatarë, 5-10m/s.

Përgjatë fundjave do të mbretëroj mot kryesisht me diell, e më i nxehtë. Temperaturat shënojnë sërish rritje deri në 30C e 32C. Me kthjellime po parashihet dita e hënë, e maksimalet shkojnë deri në 33C e 35C, lokalisht. Ditën e martë, më pas shfaqen sinjale për zhvillime të rrebesheve e bubullimave në pjesë të vendit, kryesisht orëve të pasdites. Temperaturat zbresin në 29C e 30C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 10C e 16C.

Në fundjavë era frynë kryesisht nga jugperëndimi e perëndimi e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, ndërsa nga dita e hënë ndryshon drejtimin nga krahu verior, njofton Mendimi për Motin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT