-2 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Ngjarje e turpshme në Kosovë: Hajdutët vjedhin gjërat e dëshmorit, familjarët i dhurojnë 3000 euro shpërblim nëse i kthen

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë ku disa hajdutë kanë hyrë në shtëpinë e një dëshmori të UÇK’së dhe kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur veterani i UÇK’së, Ridvan Tahiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Tahiri ka thënë se familjarët i kanë dhënë 3000 euro shpërblim që t’u kthehen gjësendet, teksa vet ai ka theksuar se nëse nuk i kthen, do ta gjejë.

“Familja i paska dhan 3000 euro shperblim per me i kthy gjesendet,une i kisha than ndryshe:

48 ore afat me i kthy perndryshe vendin vend nuk kam me ta lan tan jeten deri sa te kapi.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Te vjedhen gjerat e Deshmorit ne shtepi,te cilat jan kujtim,kjo nuk quhet hajni por krim dhe masaker.
Une e kuptoj Hajnin sepse eshte Hajn dhe profesionin e ka per me vjedh,po gjerat e Deshmorit pse i ke marr o mu..

Familja i paska dhan 3000 euro shperblim per me i kthy gjesendet,une i kisha than ndryshe:
48 ore afat me i kthy perndryshe vendin vend nuk kam me ta lan tan jeten deri sa te kapi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT