5.5 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Ngjarje e rëndë në Prishtinë/ Disa persona e rrahin një femër, e detyrojnë të abortojë

Rasti ka ndodhur në lagjjen Ulpiana në Prishtinë para 5 ditësh.

Sipas policisë së Kosovës, persona ende të panjohur për policinë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare nga Shqipëria, shkruan lajmi.net.

Policia dyshon se ndaj viktimës, përveç dhunës mund të jetë kryer edhe vepra penale e shantazhit dhe ndërprerjes së shtatzënisë.

Prokurori i shtetit është konsultuar lidhur me rastin dhe po vazhdojnë hetimet.

“Lagjja Ulpiana, Prishtinë 05.04.2021 – 17:00. Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.”, thotë raporti i policisë. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT