9.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 2 Prill, 2025
spot_imgspot_img

Nga pasnesër, gjobat e trafikut do t’u vijnë në derë të shtëpisë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nga data 3 prill do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për shkeljet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.

Gjobat do të dërgohen në dy mënyra: Përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës e-Kosova.

Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ka qenë drejtues i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit që ka drejtuar automjeti, teksa mosdorëzimi i këtyre të dhënave do të sjellë masa ligjore.

Njoftim nga Policia e Kosovës:

🔹 Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit
📅 Nga data 3 Prill 2025, Policia e Kosovës do të fillojë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve.
📨 Si do të dërgohen gjobat?
✅ Përmes Postës së Kosovës 📬
✅ Përmes platformës e-Kosova 💻
🛑 Çka duhet të dini?
🔸 Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.
🔸 Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.
🔸 Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.
💰 Lehtësira për qytetarët
✅ Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor!
✅ Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.
🚗 A keni shitur një automjet?
Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme.
⚠️ Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! 🚦
Policia e Kosovës 🚔 | Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT