Në mëngjesin e sotëm, ka vdekur doktori Gjon Gjidoda, i cili po punonte në Qendrën e Kujdesit Familjar (QKMF) në Klinë.
Rastin e ka konfirmuar, shefi i trafikut për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një vet aksident në fshatin Balincë të komunës së Malishevës, ku si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, viktima me inicialet GJ.GJ, në një kthesë të rrugës është rrokullisur me veturë dhe ka goditur murin afër një dyqani. Viktima është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia po merret me rastin”, ka thënë Sahatqija përmes telefonit për Metron.
Ndërkohë rastin e kanë konfirmuar edhe shumë shokë dhe familjarë të doktorit Gjidoda. Kujtojmë se Gjidoda ka punuar në QKMF’në e Klinës për një kohë të gjatë./