2.8 C
Mitrovice
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
spot_img

Nga nesër në Kosovë nis faza e re e hapjes: Përveç kafeve, edhe këto aktivitete do të hapen




Nga nesër në Kosovë pritet të fillojë faza e tretë e hapjes graduale nga masat e vendosura për shkak të koronavirusit. Më 1 qershor pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove e të tjera, shkruan Gazeta Metro.

Siç u bë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetëisë, më 1 qërshor fillon faza III e hapjes graduale.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, thuhet në këtë njoftim.

Ndërkaq, pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës, shkruan Gazeta Metro.


TË FUNDIT

TË FUNDIT