2.1 C
Mitrovice
E premte, 15 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Nga mesi i nëntorit pritet të bjerë bora e parë, policia apel shoferëve t’i kenë me vete pajisjet dimërore

Pas hyrjes në muajin nëntor, temperaturat në vendin tonë kanë filluar të ulen.

Profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka treguar për Telegrafin se si do të jenë temperaturat gjatë ditëve në vijim dhe kur pritet të ketë reshje të para të borës në vend.

Tahirsylaj ka theksuar se nga sot (e hëne) pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të intensifikohen më shumë gjatë fundit të javës.

“Vendi ynë do të vazhdojë të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta për këtë kohë të cilat vijnë nga Afrika Veriore. Temperaturat minimale do të luhaten nga 3-7 gradë ndërkaq maksimalja nga 12-23 gradë celsius. Ky mot do të na shoqërojë deri në fund të kësaj jave . Reshje të shiut do të ketë ditën e hane, të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën”, ka thënë Tahirsylaj.

Ai ka shtuar se do të ketë erë nga ana e jugut edhe jugperëndimit me shpejtësi deri në 8 metra për sekondë, shkruan Telegrafi.

Tahirsylaj ka theksuar se nga mesi i nëntorit do të ketë ulje të temperaturave ku nga data 18 eventualisht 19 nëntor pritet të ketë edhe reshje bore.

“Nga 18-19 nëntori pritet që të ketë reshje bore”, tha Tahirsylaj.

E kur po i afrohemi stinës së dimrit, Policia e Kosovës ka rikujtuar të gjithë shoferëve të automjeteve që duhet filluar përgatitjet për sezonin dimëror.

Policia në njoftimin e bërë ka theksuar se sezoni dimëror zyrtarisht nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

TË FUNDIT

Moti nesër dhe ditëve në vijim

spot_img
spot_img

TË FUNDIT