4.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Nga konaku i babës: Veseli thotë se s’ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit




Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka publikuar fotografi nga konaku i babait, ku edhe shihet duke bërë iftar me prindërit e tij, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit, duke thënë se nuk ka iftar më të bukur se ai që pritet me prindërit.

Ai tutje është shprehur falënderues dhe mirënjohës ndaj sakrificave të prindërve, duke thënë se porosia e tyre është të punojmë mbarë dhe drejt për vendin.

Ky është postimi:

“Prindërit tanë, me besimin në Zot, të drejtën dhe këtë tokë, na çelën rrugën e lirisë. Nuk ka iftar më të bukur se ai që bëhet me prindërit.

Ne jemi mirënjohës për sakrificave e tyre, e kemi porosi prej tyre prandaj nuk do të ndalemi për këtë vend, të mbarën dhe të drejtën e tij!

Nga konaku i babës, uroj këdo që punon mbarë, Zoti ju ndihmoftë! Kush agjëron me besim, Zoti jua pranoftë!”. /gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT