6.1 C
Mitrovice
E martë, 24 Shkurt, 2026

Nga klasa e 11-të drejt e në fakultet: Kush është Igballe Islami, kandidatja mitrovicase që po merr përkrahje të madhe për asambleiste

Përderisa mund të ketë kandidatë për asamble komunale të cilët motivohen nga idealet për të kontribuar në ndryshime pozitive për qytetin, rrallë mund të gjejmë kandidatë që idealet i kanë të shoqëruara me intelekt si ai i kandidates për asamble komunale të Mitrovicës, Igballe Islami, shkruan Mitrovica SOT.

E kjo tërhoqi vëmendjen edhe shkolla ku ajo po kryente shkollën e mesme, ku nga klasa e 11-të iu dha mundësia të kalojë drejt e në fakultet.

E kjo, në mënyrë krejt të kuptueshme, nuk la pa tërhequr vëmendjen edhe të gazetës, e cila një artikull për të e fillon me titullin që vë në pah arritjen shumë të rrallë të rezervuar me kujdes vetëm për nxënësit shumë të veçantë.

Përveç theksimit të kësaj arritjeje të rrallë në mesin e nxënësve, për të s’kanë hezituar të flasin as disa nga mësimdhënësit e shkollës dhe profesorët e fakultetit ku ajo ka mësuar e studiuar.

Një nga ta, Miftar Kurti, tashmë me titull doktorature, ka thënë se ishte kënaqësi t’i jepje mësim Igballe Islamit, duke e përshkruar si e apasionuar pas leximit dhe si shumë e përkushtuar.



“Për mua është kënaqësi dhe nder i veçantë të isha mësimdhënës i një nxënësie si Igballe Islami e aq më tepër kur je edhe kujdestar i klasës. Igballja ka qenë e sjellshme, e diciplinuar, e pasionuar pas leximit, e aftë , e përkushtuar thjesht një shembull se si duhet te jetë një gjimnaziste”, thotë Miftar Kurti

Ndërsa, profesori Bahri Hajredini e përshkruan si nxënëse me inteligjencë të lartë dhe pa dyshim më e talentuara në gjeneratën e saj.

“Ish nxënësja e Gjimnazit Frang Bardhi ka qenë nxënëse me intelegjencë të lartë pamëdyshje më e talentuara në gjeneratën e saj. Si rezultat i aftësive intelektuale ajo u avansua në shkollën e mesme të gjimnazit nga klasa XI ne studime.Mbetet nxënësia më e mirë e gjeneratës së saj”, kishte thënë profesor Hajredini.



Ndërsa, Prof. Ass. Dr. Fëllanzë Pula thotë: “Gjatë semestrit te dytë kam pasur kënaqësinë ta kem studente Igballe Islami. Më ka magjepsur me punën dhe hulumtimet që ka bërë. Për mua do të mbetet studente e dalluar dhe shumë e përkushtuar”

Fjalë të vlerësimit të lartë ka edhe arsimtar Mustaf Kajtazi: “Grua e ndershme, e perkushtuar ndaj familjes dhe shoqerise, jemi me fat qe eshte ne mesin e familjes tone Kajtazi”

Por, suksesi i Igballes nuk i ndal vetëm me kalimin nga klasa 11 e drejt në fakultet: Igballja ka arritur te marrë diplomë te dyfshiftë nga Universiteti ” Lillabelt” në Danimarkë dhe IBCM në Mitrovicë.

Aktualisht vijon vitin e dytë të studimeve Niveli Master drejtimi Marketing dhe Menaxhim Biznesi me noten maksimale.

Sigurisht, ambicia dhe dëshira për arritje më të mëdha e për kontribut për ndryshim pozitiv nuk ka përfunduar me aq. Igballe Islami tani kandidon për asamble komunale me numrin 24 në listë e saj, nga radhët e PDK, duke vendosur që energjinë e saj, intelektin e të menduarit qartë ta vë në shërbim të ndryshimeve pozitive për qytetarët e  qytetit të Mitrovicës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT