7.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Nga këto vende janë 4 të infektuarit e fundit me koronavirus

Janë identifikuar edhe 4 persona me koronavirus në Kosovë kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 9, personat që kanë rezultuar pozitiv janë nga 2 komune të ndryshme,  1 nga Podujeva, ndërsa 3 të tjerët nga Malisheva, shkruan Gazeta Metro.

Tri raste nga Komuna e Malishevës dhe që të tre kanë qenë në kontakt me pacientin e identifikuar gjatë ditës së djeshme me koronavirus. Ndërsa rasti i katërt është nga Podujeva, komune kjo që deri me sot nuk ka pasur

“Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i ministrit Vitita

Të nderuar qytetarë,

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus). Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.

Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.

Ju faleminderit për mirëkuptim!./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT