-4 C
Mitrovice
E enjte, 16 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Nga brenda negociatave Kurti-Mustafa: Si e përzgjodhi LDK e para Ministrinë e Brendshme dhe detajet e mospajtimeve për presidentin e kryetarin e Kuvendit

Gazeta Blic ka mësuar detaje të reja nga dy takimet e sotme ndërmjet liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas këtyre burimeve, të afërta me takimet e sotme Mustafa- Kurti, ka mësuar se LVV dhe LDK fillimisht i kanë ndarë nga 5 ministri.

Ky burim ka treguar se kur Kurti i dhënë ‘përparësi’ Mustafës që të zgjedh cilën ministri e do LDk, ky e ka zgjedhur pikërisht Ministrinë e Brendshme, të cilën tash e sa kohë po e kërkonte VV.

“Nuk dihet saktësisht se si i kanë ndarë këto ministri, por Kurti i ka bërë koncesion Isa Mustafës që ai të zgjedh i pari, dhe për ‘çudi’, Isa Mustafa e ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha ky burim.

Ky burim saktëson se mospajtimet kanë ardhur për temat jashtë ndarjes së ministrive, pra për postin e kryeparlamentarit dhe për atë të presidentit.

“Sipas Kushtetutës posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë, por Mustafa e kërkoi atë për LDK-në pa kompensim për VV. Poashtu, Mustafa i ka thënë Kurtit që pa marrëveshje për presidentin nuk ka marrëveshja as për Qeverinë, duke e kërkuar këtë post, pa asnjë kompensim”, thone këto burime, duke sqaruar se kjo ka qenë arsyeja pse s’kishte dakordim në takimin e sotëm.

Pra, lideri i VV-së, ka kërkuar që për postin e presidentit të ketë kompensim me ministri për partinë e tij.

Në kompensim të postit të presidentit, Kurti ka kërkuar që VV t’i ketë 6 ministri, gjë që u refuzua nga LDK.

Gazeta Blic më herët raportoi për mos arritjen e marrëveshjes për shkak se nuk mund të ndanin pushtetin.

Pas takimit, të dy liderët kanë folur për media.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit që ka zhvilluar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për arritjen e koalicionit të bashkëqeverisjes, ka thënë dallimet midis këtyre dy subjekteve politike do të zbulohen pasi të përafrohen ato.

Sipas tij, pa bisedime të tilla është e vështirë të arrihet një bashkëpunim i qëndrueshëm katërvjeçar.

“E patëm një bisedë mjaft përmbajtjesore sepse pa biseda të tilla është e vështirë që të arrihet një bashkëpunim i qëndrueshëm katërvjeçar”.

“Natyrisht se e kemi pasur pajtueshmërinë sa i përket programit qeverisës dhe çështjeve të cilat janë harmonizuar ndërmjet grupeve tona punuese”.

“Dallimet tona do t’i tregojmë kur t’i përafrojmë ato, derisa ne po bisedojmë, ato mbesin çështje tona të cilat ne duhet t’i përafrojmë”.

Ndërsa, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka thënë se ka një avancim për arritjen e koalicionit, por jo marrëveshje.

Me të dalë nga takimi, Kurti ka theksuar se nuk është arritur marrëveshja për shkak se ka gjëra për të cilat ende nuk janë marrë vesh.

“Atëherë kur të arrijmë marrëveshje do të flasim gjerë e gjatë. Ka avancim, por nuk ka marrëveshje ende por shkak se ka gjëra që nuk jemi marrë vesh”.

“Atëherë kur do ta kemi marrëveshjen e plotë, do të mund ta shpalosim atë gjerë e gjatë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT