7.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Nga 205 raste me koronavirus, 111 vetëm në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka publikuar raportin e përditshëm mbi rastet e reja të infektimit me koronavirus, shkruan mitrovicasot.net

Nga të gjitha vendbanimet e regjistruara për raste të reja, gjysma e rasteve të 24 orëve të fundit janë nga Prishtina.

Prishtina ka regjistruar 111 raste të reja me koronavirus, duke mbetur vendi në Kosovë që është goditur më së shumti nga pandemia.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj”, ka përfunduar raporti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT