Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar qytetarët lidhur me rregullat e reja të hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian, që hyjnë në fuqi nga 12 tetori.
Nga kjo datë do të hyjë në fuqi Entry/Exit System (EES) – një sistem i ri digjital për regjistrimin e hyrjes dhe daljes në zonën e BE, që vlejnë për shtetasit jo BE, shkruan Reporteri.net.
Me këto rregulla, nuk do të ketë më vula në pasaportë por gjithçka do të jetë digjitale.
“Regjistrohen automatikisht hyrjet/daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia”, thuhet në njoftim, teksa është bashkangjitur edhe linku për më shumë informacione.