Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nezir Çoçaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Këtë e ka konfirmuar vet Çoçaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Madje, ai tha se nga sot e tutje nuk do të jetë as votues i thjeshtë i kësaj partie.
“Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, ka shkruar Çoçaj.



