22.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Nexhmedin Spahiu: Ramush Haradinaj i ka gjasat më të mëdha që të bëhet president

Analisti i njohur, Nexhemdin Spahiu thotë se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj me ftesën për debat televiziv me Vjosa Osmanin, si dy kandidatë për president, është treguar me “xhek” dhe është në pozitë më të mirë për ta marrë pozitën e presidentit.

“Gjasat më të mëdha për president nga të gjithë të tjerët në këtë garë, i ka Ramush Haradinaj”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, Haradinaj nuk po sillet si Kurti i cili tha se s’del në debat televiziv, sepse dihet fituese.

“Kjo propotencë e Kurtit mund ta shkatërroj rezultatin e VV-së, nëse kështu vazhdohet deri në fund”, ka thënë Spahiu në RTK.

Spahiu ka përmendur edhe rastin e humbjes së zgjedhjeve nga Isa Mustafa për kryetar të Prishtinës kur kishte thënë se i “fiton zgjedhjet me duar në xhepa”.

“Sepse, elektorati i Prishtinës me atë deklaratë të Mustafës u ndje i lënduar në sedër dhe fare lehtë mund t’i ndodh e njëjta edhe Kurtit”, ka thënë ia.

TË FUNDIT

TË FUNDIT