Gazetari dhe publicisti Nexhmedin Spahiu, përmes një statusi në Facebook ka thënë se virusi Korona do të zhduket gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Natyrisht, kjo do të ndodhë atëherë kur Zoti do t’ua ndriçojë mendjen shkencëtarëve që të zbulojnë ilaçin kundër tij. Deri atëherë, Zoti udhëzon kujdes e durim”, ka shkruar Spahiu, përcjell Portali.info.
Tutje, ai ka thënë se viruset e vogla na përkujtojnë sa të rëndësishëm janë shkencëtarët që shpesh i përbuzim. Në fund, Spahiu ka thënë se këto viruse na e përkujtojnë gjithashtu rëndësinë e marrëdhënieve mes njerëzve, komuniteteve etnike, fetare, racore dhe sidomos mes kombeve. /PORTALI.info
Statusi i plotë: