11.2 C
Mitrovice
E martë, 20 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Nesër vihet gurthemeli i ndërtesave të banimit të përballueshëm dhe social në Podujevë, merr pjesë edhe Kurti

Në Komunën e Podujevës nesër do të vihet gurthemeli ndërtesave të banimit të përballueshëm dhe social, shkruan Reporteri.net.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Vënia e gurthemelit do të bëhet në orën 10:00.

Për ndërtimin e ndërtesave për banimin e përballueshëm dhe social për Komunën e Podujevës, janë dhënë dy kontrata. Njëra është në vlerë 5 milionë e 815 mijë e 796 euro dhe i është dhënë konsorciumit “FRONI 1 SH.P.K: Vllezërit Asllani SH.P.K; AKTIV SH.P.K”.

Tjetra kontratë në vlerë 7 milionë e 781 mijë e 969 euro që i është dhënë konsorciumit “Rinesa SH.P.K: ILEAA- GR SH.P.K; LIMITPROJECT SH.P.K”, shkruan Reporteri.net.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT