6.1 C
Mitrovice
E enjte, 12 Mars, 2026

Nesër reshje shiu e bore, IHMK del me paralajmërim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Instituti paralajmëron se në disa zona mund të ketë vështirësi si pasojë e këtyre reshjeve.

“Intensiteti i reshjeve do të zvogëlohet në ditët vijuese por në fushat termike nuk parashihet ndonjë ndryshim i theksuar. Këto reshje mund të shkaktojnë vështirësi në shumë zona”, njofton IHMK.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të disa elementeve meteorologjike.

TË FUNDIT

Mot me diell edhe nesër

TË FUNDIT