32.9 C
Mitrovice
E premte, 8 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Nesër pritet që Kosova të mbulohet nga bora

Mot i butë, me temperatura pranverore mbetet edhe përgjatë ditës së premtë në vend, me maksimale që shkojnë deri në 13C e 15C.

Do të fryjë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-13m/s. Orëve të mbrëmjes më pas fronti i ftohtë afrohet nga pjesë veriore, duke ndryshuar tërësisht situatën meteorologjike, ku priten të reshura dëbore dhe rënie të temperaturave në 0C, e era ndryshon drejtimin në veriore e verilindore, njofton Prishtina Weather.

Të reshurat e borës më pas vazhdojnë të bien edhe ditën e shtunë, të shoqëruara me erëra të fuqishmeve veriore, me hove deri në 15m/s. Temperaturat zbresin në -3C, derisa ndjesia subjektive shkaku i erës, apo windchill efekti, na bën të ndjejmë temperaturat sikur të ishin -10C.

Shtresa dëbore prej 10 deri 15cm, mund të formohen nga këto të reshura. Të dielen vransirat shpërndahen e do të ketë kthjellime edhe përgjatë ditës së hënë, por se mbetet mot i acartë, me minimale deri në -9C.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT